Jakup Krasniqi drejtuar prokurorit Smith: Mos flisni në emër të popullit të Kosovës

Jakup Krasniqi drejtuar prokurorit Smith: Mos flisni në emër të popullit të Kosovës

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i është drejtuar prokurit Jack Smith që të mos flasë në emër të popullit të Kosovës.

“Reagim në emër të prokurorit zotit Smith kur foli në emër të qytetrëve të Kosovës. Në emër të tij mund të flasim ne përfaqësuesit të tij. Unë 25 vjet të jetës sime i kam të angazhuara për çlirimin e popullit tim nga robëria. Unë kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminel i Serbisë nuk ka lejuar të konstituohet”, tha Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për karrierën e tij politike, duke shtuar se ai mund të flasë në emër të Kosovës, jo Smith.

“Nëse ai duhet të flet në emër të dikujt, ose duhet të flet në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit”.

Prokurori Smith më parë kishte përplasje me avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson. /Insajderi.com