Jakup Krasniqi: Lista Serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Jakup Krasniqi: Lista Serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se Lista Serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme për shkak se ajo deri më sot është treguar anti-kushtetuese.

Sipas Krasniqit, shkelës i Kushtetutës është edhe Hashim Thaçi, pasi i njëjti disa herë ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se janë rregulluar marrëdhëniet me Serbinë.

Krasniqi e ka quajtur Thaçin “kumbarë i Listës Serbe”.

Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:

LISTA SERBE DUHET TË SHPALLET E JASHTËLIGJSHME

Romaket e vjetër thonë: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Edhe për sa i takon Listës Serbe, me të gjitha veprimet e saja që nga hyrja në zgjedhje e pastaj në Kuvend, krejt deri me sot, ka treguar se ka qenë dhe është antikushtetuese dhe si e tillë duhet të shpallet e jashtëligjshme. Veprimi i sotshëm kërcënues i Listës Serbe, është dëshmia më e mirë e kësaj që po e them.

Gjithashtu, si shkelës i Kushtetutës duhet të konsiderohet edhe kumbara i Listës Serbe, Kryetari i sotshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, Serbia moti kohë përpara e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i ka normalizuar marrëdhëniet mes veti. Kështu se paku ka deklaruar ai disa herë në Kuvendin e Kosovës.
Vërtetë që ka ardhur koha që edhe ushtarët e djeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qofshin edhe drejtuesit e saj, të mësohen se marrja e përgjegjësisë e ka edhe anën e kundërt të saj, dhënien e përgjegjësisë për veprimet apo mos veprimet e tyre. Dikush ka kontribuar dhe ka kontribuar shumë që sot e kemi Listën Serbe të Vuçiqit në Kuvend.

Nuk behet kiameti nëse të padijshmit ua lëshojnë rrugën atyre që donë e dinë ta drejtojnë vendin.