“Jam e lodhur” Arbana Osmani braktis TCH

“Jam e lodhur” Arbana Osmani braktis TCH

Arbana Osmani, moderatorja e programit “Dua të të Bëj të Lumtur”, si dhe e shumë programeve të tjera televizive ka bërë një postim disi të çuditshëm në Instagram. Ajo ndër të tjera shkruan se ndjehet e lodhur, por edhe e lumtur.

Mes të tjerash ajo shkruan se këto do të jenë ditët e saj të fundit si pjesë e Top Channel.

Ende nuk dihet nëse ka plane të tjera sa i përket karrierës së saj në media, apo nëse kjo do të jetë thjesht një shkëputje që do të zgjasë për pak kohë. Gjithsesi lajmi duket se ka habitur fansat e saj të cilët edhe kanë filluar të shkruajnë në faqen e saj.

Moderatorja ndër të tjera së fundmi është përfolur në media, pasi dyshohet se pas divorcit me partnerin e saj është në një marrëdhënie me regjisorin e emisionit të saj Eduart Grishaj.