“Jam Rafel Nadal” – roja i sigurisë s’e njeh sportistin e famshëm, i kërkon fletëhyrjen për t’u stërvitur

“Jam Rafel Nadal” – roja i sigurisë s’e njeh sportistin e famshëm, i kërkon fletëhyrjen për t’u stërvitur

Televizioni francez “Canal + Sport” ishte duke xhiruar një kronikë për tenistin e famshëm spanjoll Rafael Nadal, por gjatë hyrjes për në fushat stërvitore ka pasur një moment disi të pakëndshëm mes 31-vjeçarit dhe rojës së sigurisë. Ai nuk e ka njohur tenistin numër 1 të botës dhe e ka ndaluar.

Përshëndetje zotëri, a keni fletëhyrje?”, ka qenë pyetja e rojës.

“Nuk e kam me vete lejekaliminjam Rafael Nadal”, u përgjigj tenisti.

Më pas ai ka kaluar për tu futur në ambientet e fushave stërvitore. Ky moment është duke bërë xhiron e internetit, në rrjetin social “Twitter”.