“Jam sulmuar, jam goditur dhe që nga atëherë…” – Haradinaj tregon tensionet me Thaçin

“Jam sulmuar, jam goditur dhe që nga atëherë…” – Haradinaj tregon tensionet me Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendosja e taksës ndaj Serbisë ka qenë një ndër arsyet kryesore që janë tensionuar marrëdhëniet e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj është shprehur se takimet e tij me presidentin Thaçi kanë qenë mjaft të rënda duke shtuar këtu edhe presionin e miqëve amerikanë.

“Prej rastit me taksën kemi pasur takime të rënda. Për shkak se ka pas presion edhe para miqve, kemi pas presion goditje dhe prej atwherë ka pasur një ftohje të mardhënieve tona. Shiqo çdo deklarim e ka peshën e vet edhe ato publike. Por gjatë takimeve me zyrtarët amerikanë kam pasur takime shumë të rënda dhe të zorshme për shkak se jam kritikuar përse nuk e kam tërhequr taksën”, ka thënë Haradinaj për T7.

Përderisa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka insistuar dhe vazhdon të insistojë në taksën 100% ndaj Serbisë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte pasur qëndrim tjetër sa i takon çështjes së taksës. Një veprim i tillë sipas pretendimeve të Haradinajt ishte vërtetuar edhe në Samitin e Berlinit, ku kryeministri i kishte akuzuar Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për presion që ta heqin taksën. Haradinaj kishte thënë se ishte vënë në pozitë tejet të vështirë për shkak të presionit të dy liderëve shqiptarë. Kujtojmë se Kosova ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, pas pengesave që mallrat kosovare të depërtojnë në këto vende./Insajderi.com