Jamal Khashoggi një prej personave të vitit sipas revistës “Time”

Personat e vitit sipas revistës së përjavshme të Nju Jorkut janë gjithsej katër gazetarë dhe gazeta lokale amerikane “Capital Gazette”.

Jamal Khashoggi një prej personave të vitit sipas revistës “Time”

Gazetari saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, është shpallur si person i vitit në revistën amerikan Time, dhe këtë nderim e ndan me një grup të gazetarëve tjerë.

Personat e vitit të revistës së përjavshme të Nju Jorkut janë gjithsej katër gazetarë dhe gazeta lokale amerikane “Capital Gazette”, e për gjithë ata Time ka pretenduar se “janë përfaqësues të luftës së gjerë të gazetarëve tjerë të panumërt në gjithë botën”, transmeton AP.

Për persona të vitit, përveç Khashoggit, janë shpallur edhe gazetarja filipinase Maria Ressa, dy gazetarë të Reutersit nga Mijanmari, të cilët momentalisht gjenden në burg – Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, si dhe redaksia e gazetës lokale amerikane Capital Gazette, pesë anëtarë të cilës kanë pësuar në sulmin e 28 qershorit në Anapolis, Merilend.

Kryeredaktori i Time’sit Edward Felsenthal të martën i ka kumtuar emrat e personave të shpërblyer të vitit në emisionin “Today” të televizonit NBC./Insajderi.com.