James Maddison tradhton Manchester United-in

James Maddison tradhton Manchester United-in

Mesfushori i Leicester City, James Maddison, ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e tij, duke “tradhtuar” kështu Manchester United që po e kërkonte lojtarin.

Klubi ka njoftuar se Maddison ka nënshkruar kontratën e re, e vlefshme deri në vitin 2023, raporton Insajderi.

Leicester ka përmirësuar ndjeshëm kushtet në kontratën e lojtarit, gjë që ishte e nevojshme, pas interesimit të United, që njihet si një nga klubet që ofron kontratat më të mira për lojtarët.

Nuk dihet se cilat do të jenë hapat që United do ti ndërmarr, pasi tani është vështirësuar ndjeshëm transferimi i tij dhe ndoshta ata do të kërkojnë alternativa të reja, duke përfshirë Jack Grealish./Insajderi.com.