James Rubin: Për Thaçin kam parë akuza, por kurrë fakte – asnjëherë, asnjë

James Rubin: Për Thaçin kam parë akuza, por kurrë fakte – asnjëherë, asnjë

Ish- zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në një intervistë për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 nuk beson se shqiptarët kanë kryen krime masive ndaj civilëve serbë, njofton Insajderi.

Rubin thotë se kjo çështje ishte vetëm 1% e problemeve në luftën Kosovë- Serbi, pasi 99% ishte sulmi i ushtrisë serbe ndaj popullatës në Kosovë.

Rubin nga ana tjetër thotë se këtë tezë, e cila tashmë është akuzë nga Prokuroria Speciale nga Haga nuk ka për ta besuar derisa të dalë një fakt, por deri më sot sipas tij s’ka pasur asnjë provë sidomos për luftëtarët e UÇK-së.

“Po shpresoja që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të shkonte përpara, vazhdojë të besoj që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë. Nuk e prisja publikimin e akuzave kundër Hashim Thaçit. i di disa akuza, por jam krenar për atë që kam bërë me Thaçin në vitet 98 dhe 99, sepse së bashku arritëm të ndihmojmë dhe sigurojmë mbështetje për Kosovën. Bashkë arritëm të mundimi agresionin serb. Sa herë akuzohet Thaci është shqetësues, në anën tjetër asnjëherë nuk kam parë asnjë fakt, vetëm akuza, por dua të di fakte dhe kurrë nuk kam parë fakte”, ka deklaruar Rubin.

Intervista e plotë: