Janë më shumë se 100 mijë të vdekurit nga koronavirusi

Janë më shumë se 100 mijë të vdekurit nga koronavirusi

Të dhënat e fundit në vendet e goditura nga koronavirusi e kanë rritur bilancin e viktimave, që ka arritur tashmë 100 mijë personat.

Ndërkohë që të dhënat e 24 orëve të fundit nga Shtetet e Bashkuara janë ende të pjesshme, shifrat e Britanisë së Madhe, ku u regjistruan 954 viktima, Italisë (570) dhe Spanjës (530) kanë mjaftuar për të kaluar pragun makabër, ndërkohë që të dhëna dramatike priten edhe nga Franca.

Ndërkohë, në Europë, vërehet se numrat e përhapjes së pandemisë po rriten në vende si Belgjika (1684 raste të reja, 496 viktima) Rusia (1786 raste), Holanda (1335) dhe Portugalia (1516), me Turqinë ku priten të dalin statistika shqetësuese.