Janë shënuar rreth 100 mijë viktima nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Janë shënuar rreth 100 mijë viktima nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Numri i rasteve me Coronavirus në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.809.954, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 99.965 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.346.676.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi.

Deri më tani në Afrikë vaksinimi masiv ka filluar në Ruandë, Marok, Algjeri, Egjipt, Sejshelle, Mauritius dhe Guinenë Ekuatoriale. /Insajderi.com