
Adnan Jonuzaj dhe ekipi Real Sociedad kanë pësuar humbje 2:0 në udhëtim te ekipi Alaves.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse në të dytën, nikoqiri e qoi dy herë topin në rrjetën e Sociedad.
Sainz në të 56-ën dhe 90+6 Aguirregabiria realizuan për tri pikë të rëndësishme për ekipin Alaves.
Në këtë përballje gjyqtari Latre shpërndau dy kartonë të kuq, për secilin ekip nga një, Zaluda nga Real Sociedad dhe Pina te Alaves u përjashtuan.
Me tri pikët e reja, Alaves ikën nga zona e rrezikshme dhe ngjitet në vendin e 12-të në tabelën e La Liga pas 29 ndeshjeve, kurse Real Sociedad mbetet në vendin e gjashtë me 47 pikë, pozitë që ekipin e qon direkt në Evropa Ligë.
/Insajderi.com/