Japoni: Më shumë se një mijë biznese kanë falimentuar shkaku i COVID-19

Japoni: Më shumë se një mijë biznese kanë falimentuar shkaku i COVID-19

Në Japoni brenda një viti kanë falimentuar më shumë se 1.000 biznese si pasojë e ndikimit të pandemisë së Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bëhet e ditur se “Teikoku Databank” ka marrë në shqyrtim kompanitë që kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 dhe të cilat kanë aplikuar për likuidim gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, sektori i restoranteve me 159 kompani renditet i pari në mesin e më shumë se 1.000 bizneseve që kanë falimentuar në të gjithë vendin. Po ashtu në vitin e fundit kanë falimentuar 85 kompani ndërtimore, 78 kompani hotelerike dhe pansione (akomodimi).

Si pasojë e pandemisë, çdo muaj rreth 100 biznese i kanë dhënë fund aktiviteteve të tyre dhe se gjendja e jashtëzakonshme e zgjatur deri më shtatë mars në 11 rajone të vendit ka ulur kapacitetin e shpenzimeve të qytetarëve. /Insajderi.com