fbpx

Japonia cakton datat për kapjen e mostrave të asteroidit

Japonia cakton datat për kapjen e mostrave të asteroidit

Anija hapësinore Japoneze do të mundohet të mbledh një pjesë të një asteroidi me 22 Shkurt, thotë agjencia hapësinore Jaxa.

Haybusa 2 quhet anija e cila arriti ne asteroidin Ryugu në qershor të 2018 pas tre vjet e gjysmë udhëtimi nga toka.

Do të ndalet në sipërfaqe të saj dhe do të provojë të kap një mostër nga një faqe e asteroidit e përzgjedhur paraprakisht.

Anija kozmike do të kthehet në tokë më monstrën në vitin 2020 pasi të përfundojë eksplorimin në Ryugu.

Zyrtarët e Jaxa thanë se ata duhej të shtynin zbarkimin tetorin e kaluar pasi që ata zbuluan se sipërfaqja e asteroidit ishte më i fortë sesa prisnin. Gjatë mbledhjes së mostrave, anija do të i afrohet asteroidit me gjerësi 1 km me një instrument të quajtur bri i monstrës. Gjatë  zbarkimit, predha prej 5g e bërë nga Tantali i metalit nxirret në sipërfaqen shkëmbore në 300m/s.

Pjesët që goditen nga ndikimi i kësaj shpejtësie do të kapen nga një pjesë posaçërisht e dizajnuar nga briri i mostrës.

Hayabusa 2 do të filloj zbritjen në sipërfaqe me 21 shkurt dhe do të zbarkojë rreth orës 08:00 me datën 22.

Në shtator, Hayabusa 2 shpërndanë dy hinka robotike që lëvizën nëpër sipërfaqen e Ryugut, duke dërguar imazhe dhe të dhëna të tjera mbrapa.

Gjatë këtij vitit, Jaxa planifikon të bëj një shpërthim që do të godiste një krater në sipërfaqen e Ryugu.

Hayabusa-2 do të zbriste pastaj në krater për të mbledhur mostrat e freskëta të materialit që nuk janë dëmtuar nga ekspozimi ndaj mjedisit të hapësirës.

Ryugu i takon një asteroid primitiv, dhe konsiderohet të jetë një relike e lënë nga ditët më të hershme të sistemit solar.

Operacioni I mbledhjes së mostrave duhet të lejojë shkencëtarët në laboratorë të studiojnë materialin, duke mundësuar të zbardhin dritë mbi origjinën dhe evolucionin e planetit tokë.

Misioni prej 30 miliardë jenëve është pasuesi I një eksploruesi të asteroideve të Jaxa. Hayabusa, nga japonishtja do të thotë fluturim I pelegrinëve.