Japonia i ofron mbështetje Kosovës dhe ndihmë për furnizim me pajisje mjekësore

Japonia i ofron mbështetje Kosovës dhe ndihmë për furnizim me pajisje mjekësore

Japonia i ka ofruar Kosovës bashkëpunim dhe ndihmë në projekte, veçanërisht në furnizim me pajisje shëndetësore, përcjell Insajderi.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaëar me bashkëpunëtorë gjatë së enjtes kanë vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës dhe për të ofruar mbështetjen e tij për Kosovën.

“Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti. Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore”, thuhet në komunikatën për medie të MSH-së.

Ndërsa, ministri Vitia ka falënderuar ambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe janë dakorduar që në takimet e radhës të trajtojnë projekte konkrete.

“Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19”, thuhet tutje në komunikatë./Insajderi.com