Japonia mbetet përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

Japonia mbetet përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën ka thënë i ngarkuari me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara në takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Japonia mbetet përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ështe takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara të cilin Hoti e ka falënderuar për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Republiks së Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne hyjmë në këtë dialog me platformë të qartë, të bindur se është e domosdoshme një marrëveshje, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe me perspektivë të qartë integruese euroatlantike ”, tha kryeministri Hoti.

Ndërsa, Ogasawara theksoi se Japonia do të mebtet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën dhe se ka interesim që partneriteti në mes Kosovës dhe Japonisë të jetë edhe më dinamik në të ardhmen. /Insajderi.com/