Japonia miraton pakon ekonomike 707 miliardë dollarë për rimëkëmbje

Japonia miraton pakon ekonomike 707 miliardë dollarë për rimëkëmbje

Për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për të luftuar pandeminë e COVID-19, kabineti japonez sot i dha ‘dritë të gjelbër’ pakos ekonomike prej pothuajse 707 miliardë dollarësh, transmeton Insajderi.

Numri i rasteve me COVID-19 dhe pacientëve të sëmurë kritik regjistroi rritje në të kaluarën e afërt në këtë vend i cili ka raportuar 162.067 raste, përfshirë 2.335 vdekje, që nga shpërthimi.

“Do të ruajmë punësimin, do të vazhdojmë bizneset të punojnë, të ringjallim ekonominë dhe të hapim një rrugë drejt rritjes, përfshirë teknologjitë e gjelbra dhe dixhitale”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga, bëri të ditur agjencia e lajmeve Kyodo.

Parlamenti japonez tashmë ka miratuar dy buxhete shtesë gjatë pandemisë duke vendosur stres në shëndetin fiskal të vendit. Shpenzimet aktuale të buxhetit të vendit janë rritur në mbi 160 trilionë jen (1,536 miliardë dollarë) edhe para përpilimit të buxhetit të tretë shtesë.

Paketa e re përmban stimuj dhe subvencione për rritjen e turizmit, nxitjen e konsumit dhe ndihmën e kompanive për të mbajtur punësimet. Qeveria po ashtu u përqendrua në dixhitalizimin dhe reduktimin e karbonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Suga, i cili pasoi Shinzo Abe-n si kryeministër në mes të shtatorit, do të duhet të kërkojë buxhetin e tretë shtesë për vitin aktual fiskal 2020 deri në marsin e ardhshëm për të mbështetur paketën e tij ekonomike. /Insajderi.com