Japonia po bëhet gati për të lëshuar ujëra radioaktive në det

Lëshimi i një milioni tonë ujë, i cili tashmë ka kaluar nëpër një fazë filtrimi për t’ia zvogëluar radioaktivitetin, do të fillonte në vitin 2022.

Japonia po bëhet gati për të lëshuar ujëra radioaktive në det

Japonia po bëhet gati për të lëshuar në det ujë radioaktiv nga uzina nukleare e shkatërruar në Fukushima, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Kjo pas një debati disavjeçar rreth asaj se si të zhbëhet lëngu, që është përdorur për të ftohur stacionin që ishte goditur nga cunami në vitin 2011.

Ambientalistët dhe grupet e peshkimit e kanë kundërshtuar këtë ide, por shumë shkencëtarë kanë thënë se nuk ka rrezik të madh.

Derisa qeveria ka njoftuar se vendimi ende nuk është përfundimtar.

Lëshimi i një milioni tonë ujë, i cili tashmë ka kaluar nëpër një fazë filtrimi për t’ia zvogëluar radioaktivitetin, do të fillonte në vitin 2022, sipas mediave japoneze.

I gjithë procesi i derdhjes së këtij uji në det do të zgjaste për 30 vjet.

Një vendim zyrtar pritet të merret në fund të këtij muaji./Insajderi.com