Jasmin Kadriu lë “Për’puthen”?

Jasmin Kadriu lë “Për’puthen”?

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani ishin një nga dyshet më të komentuar të “Për’puthen”. Që nga takimi i parë, puthjet e shumta e përqafimet, ata të dy grumbulluan rreth vetes një numër të madh fansash që donin t’i shihnin bashkë.

Por me kalimin e javëve, paçka pëlqimit të madh që ata të dy kishin, në sipërfaqe dolën edhe shumë probleme mes tyre që kryefjalë kishin xhelozitë dhe pasiguritë, njofton Insajderi. Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa të njëjtën gjë bëri disa ditë më parë edhe Jasmina.

Deklarata e Andit kjo nuk i dha shpresë çiftit që akoma vazhdonin të përplaseshin më njëri tjetrin. Andi tërhoqi sërish deklaratën e tij për Jasminën, duke u shprehur se nuk sheh asnjë përputhje mes tyre.

Pas “ndarjes”, ata kanë hequr fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Madje, Jasmina e ka hequr edhe llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga bio e saj, veprim që e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.

Pra, ajo mund t’i ketë dhënë fund këtu rrugëtimit të saj, megjithëse në ekran ende nuk është transmetuar asgjë. /Insajderi.com