Jason Derulo organizon një spektakël për zbulimin e gjinisë së foshnjës

Jason Derulo organizon një spektakël për zbulimin e gjinisë së foshnjës

Jason Derulo coi në një tjetër nivel festat për zbulimin e gjinisë së foshnjës – një tendencë kjo e viteve të fundit.

Ndërsa disa zgjedhin balonat apo torte më ngjyrën blu ose rozë, këngëtari përveç këtyre shtoi edhe një spektakël fishekzjarrësh, njofton Insajderi.

Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes, zbuluan gjininë e foshnjës që po presin përmes një spektakli fishekzjarrësh blu që ndriçuan qiellin e Bahamas. Pjesëmarrës ishin një grup i vogël miqsh dhe familjarësh.

Revista PEOPLE ndau edhe disa fotografi ekskluzive nga atmosfera e bukur e festës. /Insajderi.com