Jason Derulo po bëhet baba për herë të parë

Jason Derulo po bëhet baba për herë të parë

E dashura e Jason Derulo, Jena Frumes ndau lajmin se është shtatzënë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Ky do jetë edhe fëmija i parë për çiftin.

“Nuk mund të jemi më të emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën tonë”, shkroi babai i ardhshëm në Instagram, duke ndarë edhe një video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo)

Ndërkaq, modelja ndau një fotografi ku shihet Derulo teksa ledhaton barkun e fryrë të saj. “Mami dhe babi”, shkroi modelja në postim.

Gushtin që lëmë pas, Derulo tha për revistën PEOPLE, që ai takoi modelen në palestër pak para pandemisë së Coronavirus-it, dhe pas pak kohësh ata filluan lidhjen. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JENA (@jenafrumes)