akt dashurie

Jason Momoa risjellë ‘dashurinë e parë’ të bashkëshortes së tij

Jason Momoa risjellë ‘dashurinë e parë’ të bashkëshortes së tij

Aktori i njohur për rolin e tij në “Aquaman”, sapo ka befasuar bashkëshorten e tij, Lisa Bonet.

Dhe jo me diçka që jemi mësuar të shohim zakonisht – ai restauroi makinën e vjetër të bashkëshortes së tij, një Ford Mustang e vitit 1965, njofton Insajderi.

Aktori dokumentoi përgatitjen e dhuratës së tij në një video në YouTube të titulluar, “Mustangu i parë i gruas sime”. Ai e quajti makinën, të cilën Bonet e bleu kur ishte 17 vjeçare, “dashuria e saj e parë.”

“Unë e di se ne nuk mund të rijetojmë një kujtim, por mbase mund të rindërtojmë një”,  tha ai.

Çifti u martuan në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë. Lisa Bonet ishte martuar më parë me Lenny Kravitz. /Insajderi.com

Burimi: CNN