Java e gjashtë në Superligë me përballje interesante

Java e gjashtë në Superligë me përballje interesante

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Sigal Prishtinës, ku bardhekaltrit janë favorite. Lipjanasit kanë pesë humbje nga pesë ndeshje, derisa prishtinasit kanë tri fitore dhe një humbje.

Të shtunën do të zhvillohet edhe takimi Trepça-Peja, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë tri fitore dhe një humbje, derisa mitrovicasit kanë tri humbje në tri ndeshje. Më shumë në Insport.