Kryeministri Hoti do të ketë dy vizita zyrtare në Bruksel dhe në Uashington.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do ta përfaqësojë Kosovën në një javë shumë të rëndesishme për dialogun, pasi ai do ta vizitojë Brukselin më 25 qershor – vizitë gjatë të cilës do të ketë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.
Dy ditë më vonë, Hoti, shkon në Uashaington pasi Kosova dhe Serbia kanë ftësë nga i dërguari special i Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Dy vizitat në dy krye-qendrat politike të perëndimit mund të jenë shumë përcaktuese sa i përket kornizave të dialogut.
Faktori ndërkombëtar ka insistuar vazhdimisht që Kosova dhe Serbia t’i largojnë barrierat që bllokojnë dialogun në mes dy vendeve dhe tash pritet rifillimi dialogut. /Insajderi/