Javën e ardhshme fillon vaksinimi i stafit shëndetësor në Kamenicë

Javën e ardhshme fillon vaksinimi i stafit shëndetësor në Kamenicë

Javën e ardhshme pritet që të fillojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë edhe në qytetin e Kamenicës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Ekipi i Vaksinimit nga Qendra e Mejkësisë Familjare në Kamenicë i angazhuar në procesin e vaksinimit të stafit shëndetësor të Kosovës. Nga java e ardhshme fillon vaksinimi i stafit në Kamenicë.

Punë të mbarë Dr. Asllan Dërmaku dhe infermerë Violeta Matoshi Margareta Kastrati, Linda Imeri dhe Fisnik Shala!”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Insajderi.com