Javën e ardhshme veteranët pritet t’i marrin pagat

Javën e ardhshme veteranët pritet t’i marrin pagat

Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, ka thënë se pagat e veteranëve nuk do të vonohen dhe se ata do të paguhen së shpejti, ndërsa ka shtuar se ky proces pritet të përfundohet deri javën e ardhshme.

Bytyqi ka thënë se pritet vetëm të dekretohet rishikimi dhe veteranët do të paguhen për muajt që nuk kanë marrë paga. Kujtojmë se ata nuk janë paguar që nga muaji gusht.

“Pasi që të dekretohet rishikimi dhe sapo mjetet të alokohen në buxhetin e MPMS menjëherë do ta bëjmë pagesën e të gjitha obligimeve të pensioneve për veteranët”, ka thënë Bytyqi për Koha.net.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 26 milionë euro për t’i mbuluar pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.