Javën tjetër do të paguhen mbi 20 mijë persona të angazhuar në zgjedhje

Javën tjetër do të paguhen mbi 20 mijë persona të angazhuar në zgjedhje

Mbi 20 mijë persona kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 22 tetorit, përfshirë komisionerët e stafin teknik.  Mirëpo atyre ende nuk iu janë kryer pagesat.

Prej javës së ardhshme ata do të marrin pagesat e tyre. Kështu tregon zëdhënësi për informim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, raporton Ekonomia Online.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka konfirmuar se janë në finalizim të  listave të komisionerëve dhe stafit tjetër teknik të raundit të parë të zgjedhjeve të 22 tetorit.

Më pas këto lista do të dërgohen në Ministrinë e Financave (MF), prej nga edhe do të bëhet transferimi i mjeteve për këto kategori.

“Nga java e ardhshme do të filloj pagesa për komisionerë dhe stafin tjetër. Janë më shumë se 20 mijë persona që do të marrin pagesa sipas vendimit të KQZ-së, në angazhimin e tyre të këtyre zgjedhjeve”, sqaroi Elezi.