“Je homoseksuale”, “je në lidhje”, “ke ndërhyrje estetike” – Enca iu përgjigjet gjithë thashethemeve që qarkullojnë për të

“Je homoseksuale”, “je në lidhje”, “ke ndërhyrje estetike” – Enca iu përgjigjet gjithë thashethemeve që qarkullojnë për të

Ka kohë që Enca vazhdon të mbaje fronin si këngëtarja shqiptare më e ndjekur në Instagram, dhe e gjithë kjo famë që gëzon vjen edhe më anën e pakëndshmë të saj – thashethehmet, njofton Insajderi.

Duke qenë e vetëdijshme për këtë fakt, Enca realizoi një lojë virtuale me ndjekësit e saj ku u kërkoi t’i tregonin për thashethemet që kishin dëgjuar për të. Kështu ajo më pas do të tregonte se në se njëri nga ata qëndronte.

Sipas një ndjekësi, lart e poshtë flitej se këngëtarja është pjesë e komunitetit homoseksual, diçka të cilën Enca e mohoi.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.

Një i dytë i shkroi se kishte dëgjuar se këngëtarja i ishte nënshtruar ndërhyrjeve estetike për të arritur fund shpinën e lakuar.

“E gabuar. E gjitha nëna natyrë”, ka thënë ajo.

Ndërsa një tjetër ndjekës, i shkroi se kishte dëgjuar se ishte me një reper shqiptar, thashethem të cilin Enca sërish e mohoi.

“E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, është përgjigjur këngëtarja.

Ndërsa në postimet tjera ajo ka zbuluar se nuk ha mish të kuq, nuk pi alkool, e urren duhanin mirëpo i pëlqen të konsumojë marihuanë. /Insajderi.com