“Je një trajner m**” – fjalët e De Bruyne drejtuar Guardiolas në festën e titullit

“Je një trajner m**” – fjalët e De Bruyne drejtuar Guardiolas në festën e titullit

Programi El Día Después në Movistar + do të transmetojë mbrëmjen e kësaj të marte një video-memorie nga mbyllja e Premier League, ku titullin kampion e fitoi sërish Manchester City i Guardiolës.

Me këngën “Wonderwall” në sfond, ju mund të shihni se si Guardiola dhe tifozët e “qytetarëve” kalojnë nga nervat e fillimit të lojës, kur rezultati ishte 1:0 për Brighton, në gëzimin e golave përmbysës, që vulosën titullin në këtë udhëtim.

Pep përfundoi duke përqafuar Artetën, ndihmësin e tij, duke mbajtur trofeun në dorë dhe gëzuar me tifozët e tij. Kjo zgjati derisa u bashkua me lojtarët.

Video e momentit mes De Bruyne e Guardiola gjatë festimit