Jeff Bezos vendos një rekord të ri si njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos vendos një rekord të ri si njeriu më i pasur në botë

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon ka rrëzuar rekordin e tij si bërë personi më i pasur i gjallë, duke grumbulluar një pasuri prej rreth 172 miliardë dollarësh amerikanë, njofton Insajderi.

Të dhënat e publikuara së fundmi në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg zbulojnë se Jeff Bezos, CEO i gjigantit të teknologjisë Amazon, ka një pasuri prej 171.6 miliardë dollarë amerikanë – duke vendosur një rekord të ri për njeriun më të pasur të gjallë. Duke tejkaluar rekordin e tij të mëparshëm prej 167.7 miliardë dollarë, zbulohet se Bezos ka fituar afërsisht 56,7 miliardë dollarë vetëm këtë vit.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezo është e lidhur me Amazon, si CEO që zotëron afërsisht 57 milionë aksione, ose 12%, të kompanisë. Megjithë shpërthimin global të Covid-19, Amazon ka fituar edhe më shumë biznes gjatë muajve të fundit, si rezultat i bllokimeve në mbarë botën dhe rritje së  kërkesës për blerje në internet. /Insajderi.com