Jennifer Aniston flet rreth raporteve të prishura me të ëmën

Jennifer Aniston flet rreth raporteve të prishura me të ëmën

Jennifer Aniston ka folur hapur për nënën e saj të ndjerë Nancy Dow.

Aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me personin që e solli në jetë para 49 vjetëve.

“Nëna ime dhe unë ramë dakord për të njëjtën gjë si në filmin “Dumplin”. Ajo ishte një model për mua dhe gjithmonë e shihja veten tek ajo”, tha Jennifer.

Nëna e saj shpresonte që edhe Jennifer të ndjek botën e modës sikurse ajo sa ishte gjallë.

“Kjo ishte diçka për të cilën ka ëndërruar. Ka dashur që unë të bie në sy të të gjithëve ndërsa unë kam dashur që të më dhuroi dashuri. Ajo shpesh ishte e zënë me gjëra të tjera”, tha aktorja.

Kujtojmë se nëna e yllit të hollivudit ka ndërruar jetë para dy vjetëve si pasojë e sëmundjes së pashëruar të kancerit.

Image result for jennifer aniston

Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.