Jennifer Lopez – dhe unaza e saj masive – shkëlqeu në performancën e inaugurimit të Biden

Jennifer Lopez – dhe unaza e saj masive – shkëlqeu në performancën e inaugurimit të Biden
Burimi i fotografisë: Reuters

Jennifer Lopez performoi sot gjatë inaugurimit të Joe Biden për president dhe dukej rrëzellitëse në një kostum të bardhë nga shtëpia e modës “Chanel” dhe veshjen kompletoi unaza e martesës një milion dollarëshe në gishtin e saj, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Ajo këndoi versionin e saj të këngëve popullore amerikane so “This Land Is Your Land” dhe “America the Beautiful”.

Ishte i këndshëm edhe momenti kur ajo shtoi pak spanjisht duke thënë: “Një komb, me liri dhe drejtësi për të gjithë”.

Kujtojmë se Lopez ka mbështetur hapur Joe Biden përgjatë gjithë fushatës së tij. /Insajderi.com