Jennifer Lopez me veshjen më të “rrezikshme” – tregohen sekretet

Jennifer Lopez me veshjen më të “rrezikshme” – tregohen sekretet

Dizenjuesi i veshjes më sensacionale të veshur ndonjëherë nga Jennifer Lopez ka zbuluar të gjitha sekretet për “Vanity Fair”.

Mitchell Travers ka stiluar një ndër “Body-t” më të rrezikshëm për 50 vjeçaren në filmin e ri me striptiste “Hustlers”.

Kostumi me thekë argjendi që ishte tepër i vogël për aktoren, zbulonte shumë nga trupi i saj , ndërkohë që duhet të kërcente mbi taka 23 cm.

“E dija që momenti kur JLO do të shfaqej me veshjen, do ishte sekuenca që do t’i linte të gjithë me gojë hapur dhe doja që të gjithë t’a dinin se ky nuk do të ishte si filmat e tjerë,” është shprehur stilisti.

“Ne duhet t’a qepnim një pjesë të tij në skenë që të siguroheshim që në asnjë moment nuk do i zbulohej ndonjë pjesë që s’duhej e trupit,” ka shpjeguar Mitchell, shkruan Top Channel.

“Jennifer po performonte kërcimin përpara një dhome të mbushur me aktorë në prapaskenë, ndërkohë që kamerat rrotulloheshin. Duhet t’a shihnit çfarë krijoi ajo me atë moment. Ishte një ditë krenarie për të gjithë ne,” vazhdoi ai.

Skena, e cila zgjati vetëm 10 minuta në film, ishte më e rëndësishmja për JLO dhe personazhin e saj sepse përfaqësonte statusin si striptiste veterane.