Jep dorëheqje anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Jep dorëheqje anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje –dega Obiliq, Labinot Hashani, shkruan Insajderi.

Hashani ishte edhe themelues i kësaj dege të VV-së, ndërsa nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se këtë e ka bërë për arsye të problemeve dhe pakënaqësive që kanë ndodhur.

Hashani ka deklaruar se këto probleme kanë filluar qysh kur ka filluar edhe probleme mes dy grupacioneve brenda VV-së, ku edhe më pas u ndanë duke formuar partinë e re PSD.

“Po bëhen rreth një vit që kam pezulluar aktivitetin tim me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke e pritur reflektimin e strukturës nga lartë mbi problemet që ishin krijuar qysh nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me udhëheqjen e Kryetarit të kaluar të Qendrës në Kastriot, pra që nga ajo kohë këto probleme veç se u rritën e sidomos me udhëheqjen nga koordinatorja për qendrën e Kastriotit, Nazlie Bala”, ka shkruar ai.

Ai, e akuzioni këtë koordinatore, që sipas tij, me direktivat e saj u zgjodh kryetari i kësaj dege, ndërsa më pas, aty aderuan shumë anëtarë të PDK-së.

“Për të gjitha këto e shumë probleme të tjera që kishte sjellë kjo koordinatore ishin të njoftuar strukturat e Lëvizjes që nga viti 2017, por as që e kishin marrë mundin e seriozitetin që t’i zgjidhin”.

“Andaj sot pas një pritje të gjatë e shpresë koti për reflektim, vendosa që të jap dorëheqje edhe nga anëtarësimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në shkrimin e Labinot Hashanit./ Insajderi.com