Jep dorëheqje Bordi i emëruar në Telekom nga Qeveria Hoti

Jep dorëheqje Bordi i emëruar në Telekom nga Qeveria Hoti

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës, i emëruar nga Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, ka dhënë dorëheqje sot, më 18 gusht, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë të lëshuar në faqen e Qeverisë së Kosovës.

Aty thuhet se Hoti e ka pranuar me shqetësim dorëheqjen e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.

“Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti. /Insajderi.com