Jep dorëheqje kryeministri i Malajzisë

Jep dorëheqje kryeministri i Malajzisë

Kryeministri 94-vjeçar i Malajzisë, Mahathir Mohamad, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas akuzova për shkeljen e premtimit për t’ia dorëzuar pushtetin një politikani tjetër, Anwar Ibrahim-it.

Zyra e kryeministrit të këtij shteti aziatik njoftoi të hënën se ai ia ka dorëzuar mbretit letrën e dorëheqjes. Nuk dihet ende nëse dorëheqja e kryeministrit të deritashëm do të bëjë që Malajzia të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Dorëheqja e kryeministrit erdhi pas raportimeve se politikanët e koalicionit qeveritar zhvilluan bisedime në një hotel për një aleancë të re politike me anëtarët e partisë së rrëzuar nga pushteti.

Këto takime e nxitën politikanin Anwar që ta akuzojë kryeministrin për planifikim të ndryshimeve të plota në koalicion që përfundimisht do t’ia mohonin pushtetin e premtuar Anwar-it.

Mahathir muajve të fundit kishte deklaruar se ka nevojë për më shumë kohë për tranzicion të planifikuar, për të cilin asnjëherë nuk caktoi datë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.