
Naser Sahiti, prorektor i Universitetit të Prishtiëns ka dhënë dorëheqje.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një dokumenti të cilin e ka dorëzuar në zyrën e rektorit të UP-së, Marjan Dema.
Në dokumentin të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se deri te dorëheqja ka ardhur për shkak të disa problemeve me të cilat Sahiti është ballafaquar ditëve të fundit.
“Për shkak të mospajtimeve të cilat janë shfaqur kohën e fundit nëpërmjet nesh, ju njoftoj që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Prorektorit për mësimdhënie dhe çështje të studentëve”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Naser Sahitit.
Pikërisht në muajin shkur të viti të kaluar, Sahiti ishte avancuar nga pozita e profesorit të asocuar, në atë të rregullt.
Sahiti deri te ky avancim dyshohej se kishte ardhur për shkak të raporteve të mira miqësore me rektorin, Marjan Dema.
Për avancimin e Naser Sahitit aso kohe kishte protestuar edhe organizata për rritjen e cilësisë në arsim “Orca”. /Insajderi.com