Jep dorëheqjen presidenti i Barcelonës

Jep dorëheqjen presidenti i Barcelonës

 

Edhe në rrugë zyrtare bëhet e ditur se Josep Maria Bartomeu nuk është më president i klubit spanjoll të Barcelonës, njofton Insajderi.

Klubi katalanas konfirmoi lajmet e mediave të huaja se 57 vjeçari nuk do të drejtojë më klubin spanjoll. Kështu, klubi shkon në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të muajit nëntor e që janë zgjedhjet për bordin e ri dhe për presidencën e klubit.

Mediat prestigjioze të futbollit evropian raportuan më herët se Bartomeu dha dorëheqje së bashku me bordin drejtues pas zhgënjimeve të mëdha në sezonin e fundit, ku nuk fitoi asnjë trofe. Goditja që shkaktoi rrënimin e tij ishte konflikti me Lionel Mesin, i cili kërcënoi në verë se do të largohej nga “Camp Nou”.

Kështu te Barcelona, ose duhej të largohej Lionel Messi, ose të largohet komplet bordi drejtues së bashku me presidentin, e në këtë sfidë, më i fuqishëm i tregua sulmuesi argjentinas. /Insajderi.com