Jepen detaje për arrestimin e Haki Rugovës

Jepen detaje për arrestimin e Haki Rugovës

​Në orët e mbrëmjes së sotme është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, njofton Insjaderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se “ hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar.

Sipas Krasniqit, të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë,  iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Insajderi.com