I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Mitrovica që ndërroi jetë të premtën

I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Mitrovica që ndërroi jetë të premtën

Ka nisur ceremonia e varrimit të 24-vjeçarit, Ermal Kamberaj.

Djali nga Shipoli i Mitrovicës mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafiterive të këtij qyteti, njofton Klan Kosova.

Varrimi i tij po bëhet në varrezat e fshatit Shipol, ku shihet edhe një numër i madh njerëzish për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut që nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve.

Sipas policisë, dorasi është ende në arrati, ndërkaq organet e hetuesisë janë duke u merr me rastin vazhdimisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Klan Kosovës, se një armë dhe tri gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, dhe shtoi se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

I ndjeri Ermal Kamberaj ishte menaxher i lokalit ku edhe u vra.