“Jepini edhe menaxherëve me ngjyrë një mundësi”

“Jepini edhe menaxherëve me ngjyrë një mundësi”

Legjenda e Arsenalit, Sol Campbell, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e trajnerëve me ngjyrë në Premier League.

Campbell tha se raca asnjëherë nuk duhet të jetë faktor kur një klub e angazhon një trajner të ri.

Sipas tij, klubet disa herë e kanë anashkaluar mundësinë e caktimit të një trajneri me ngjyrë edhe pse kanë pasur alternativa të mira, raporton Goal.com

“Është e gjitha vetëm një seleksionim, harrojeni ngjyrën – nëse një trajner është i ri në punën e tij atëherë pse mos t’ia japësh atij një mundësi?”, deklaroi anglezi 41 vjeçar.

Vetë Campbell është i interesuar të hyjë në zanatin e trajnerit, por nuk thotë që s’do të ngutet pasi do të bëjë hapa të duhur në këtë punë

“Jam duke përfunduar testimet për trajner tani. Kam tre vite që e kryej këtë shkollë për trajner dhe kam mësuar shumë gjëra”, shtoi Campbell.

Trajner me ngjyrë ka pak në futbollin evropian, ndonëse ka shumë futbollistë por të cilët nuk e vazhdojnë rrugën e tyre drejtë punës së trajnerit për arsye të ndryshme. I fundit trajner me ngjyrë në Premier League ka qenë Chris Ramsey, i cili menaxhoj QPR-in sezonin e kaluar./Insajderi.com