Jerry Bengtson futbollisti i parë që luan ndeshje me maskë kundër COVID-19

Jerry Bengtson futbollisti i parë që luan ndeshje me maskë kundër COVID-19

Rastet me Covid-19 nuk kanë munguar as në futboll, ku shumë futbollistë janë prekur nga pandemia, njofton Insajderi.

Sigurisht që imuniteti i një sportisti është shumë herë më i lartë se njerëzit e zakonshëm, duke bërë që ta kalojnë sëmundjen në gjendje shumë të lehtë. Megjithatë problem përbën fakti i karantinimit, që i detyron të qëndrojnë 14 ditë larg fushave, duke bërë që mund të humbasin edhe formën e tyre.

Për të shpëtuar nga infektimi, një zgjidhje e pazakontë vjen nga Jerry Bengtson. Futbollisti i skuadrës së Hondurasit, Olimpia, ka luajtur për 76’ minuta me maskë në fytyrën e tij në ndeshjen kundër Montreal Impact, të vlefshme për CONCACAF Champions League. Diçka vërtetë e veçantë kjo, duke marrë parasysh faktin sa e vështirë është për një futbollist të marrë frymë lirshëm me maskën e vendosur. /Insajderi.com