Jessica Kadiu sqaron që nuk shkatërroi familjen e Robert Berishës

Jessica Kadiu sqaron që nuk shkatërroi familjen e Robert Berishës

Përmes një postimi në Instastory, Kadiu ka pranuar hapur për lidhjen e saj me Robertin, ndërsa thekson se kjo ka ndodhur pasi ai ishte ndarë nga Nora. Sipas saj, të qenurit në një lidhje me Robert Berishën nuk është një krim dhe se nuk ka pse e fsheh një gjë të tillë.

Dhe pas kësaj ajo sqaron se nuk u bë shkak i ndarjës Roberti nga Nora,sepse lidhja e tyre kishte filluar kur dyshja i kishte dhënë fund marteses së tyre.

“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim.Unë nuk shkatërrova një familje. Unë nuk shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Unë jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”.