Jeta e “Perandorit” së shpejti në film

Jeta e “Perandorit” së shpejti në film

Shumëkush mendonte se ai kishte potencial të bëhej sulmuesi më i mirë i të gjitha kohëve. Por braziliani Adriano, ish-futbollisti i njohur i Interit e “Seleçaos”, nuk e shfrytëzoi kurrë potencialin e tij duke u transformuar nga një talent i jashtëzakonshëm në një lojtar shumë problematik që solli edhe dështimin e karrierës së tij. Femra, alkool, duhan, apo edhe shoqëria me personat më të rrezikshëm në lagjet famëkeqe në Brazil e bënë Adrianon një nga dështimet më të mëdha të futbollit botëror.