Studentët e rinjë nuk do të fillojnë si zakonisht jetën e tyre akademike në Universitetin e Prishtinës më 1 tetor.
Kjo pasi për shkak të pandemisë COVID-19 është vonuar procesi i regjistrimit të tyre.
Por, të enjten në Universitetin e Prishtinës do të fillojë viti i ri akademik për studentët e tjerë.
Për shkak të pandemisë mësimi do të jetë i kombinuar, njofton Insajderi.
Forma online nuk do të vlejë për drejtimet të cilat i kanë specifikat e tyre e që domosdoshmërisht duhet të jenë prezent në sallë. /Insajderi.com