Joao Felix infektohet me COVID-19 te Atletico Madrid

Joao Felix infektohet me COVID-19 te Atletico Madrid

Ylli i Atletico Madrid, talenti portugez Joao Felix është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

Klubi spanjoll konfirmoi në faqen zyrtare se 21 vjeçari ka rezultuar pozitiv me “COVID-19” dhe tani është izoluar në banesë.

Ky lajm vjen në momentin më të mirë të ‘bardhekuqve’ madrilenë pasi kalonin një periudhë fantastike në kampionat.

Felix konsiderohet një nga talentet më premtues në Europë dhe si pasardhësi i superyllit tjetër portugez, Cristiano Ronaldos te Portugalia. /Insajderi.com