Joe Biden president – Amerika feston!

Joe Biden president – Amerika feston!

Festime spontane shpërthyen rreth SHBA-së pasi Joe Biden u shpall president, ndërsa njerëzit mblidheshin në rrugë, luanin muzikë, kërcenin, dhe madje hapnin shishe me shampanjë, njofton Insajderi.

Shumë njerëz dolën në rrugë për të brohoritur dhe makinat u binin borive në shenjë lumturie.

Tapa të shampanjave fluturonin nëpër rrugë.

Njerëzit brohorisnin dhe u binin zileve.

Një burrë luante me gajde nëpër rrugë.

Shumë, po shumë brohoritje e duartrokitje.

Në Uashington, një turmë e madhe u mblodh jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Shumë njerëz marshuan.

Një ballon i madh i Donald Trump endej nëpër rrugë, teksa njerëz bërtisnin “Trump-it i erdhi fundi”.

Të tjerë brohoritnin “Joe Biden!” dhe u binin borive të makinave në Albuquerque, New Mexico.

Një numër njerëzish u mblodhën para shtëpisë së fëmijërisë së Joe Biden në Scranton, Pennsylvania.

Burimi: Buzz Feed