Joe Biden së shpejti do ta shpallë kandidaturën për President të SHBA-së

Joe Biden së shpejti do ta shpallë kandidaturën për President të SHBA-së

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të enjten ta shpallë kandidaturën e tij për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njerëz të afërt të Bidenit të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se ai do ta bëjë publike kandidaturën e tij nëpërmjet një videoje, shkruan Reuters.

Sondazhet për matjen e opinionit amerikan a paraqesin demokratin Joe Biden si një kandidat serioz për ta sfiduar Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020.