Joe Biden: Unë nuk kam besim te presidenti për vaksinat

Joe Biden: Unë nuk kam besim te presidenti për vaksinat

Gjatë një takimi të mbajtur në Pensilvani më mbështëtësit e tij, kandidati për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, ka thënë se “për koronavirusin i besoj shkencëtarëve dhe jo presidentit Trump”, raporton Klan, transmeton Insajderi.

“Unë nuk kam besim te Presidenti për vaksinat. Unë i besoj Dr. Fauci. Nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, unë do ta merrja vaksinën. Në duhet të dëgjojmë shkencëtarët dhe jo presidentin”, tha Biden në Pensilvani. /Insajderi.com