Johan Cruyff do mbahet mend si krijuesi i “futbollit total”

Johan Cruyff do mbahet mend si krijuesi i “futbollit total”

Johan Cruyff vdiq të enjten në moshën 68-vjeçare nga kanceri, por më parë ai ka shkruar emrin e tij në folklorin e futbollit, si një nga futbollistët më të mëdhenj holandezë të gjeneratës së tij.

Ish-futbollisti i Ajaxit dhe Barcelonës ndihmoi në krijimin e ashtuquajturës “futbolli total”, taktikë e cila udhëhoqi Holandën në finalen e Kupës së Botës në vitin 1974, ndërsa Cruyff mbetet një nga futbollistët më teknikën më të përsosur në futbollin modern.

Ai u konsiderua gjithashtu një menaxher i jashtëzakonshëm, duke fituar katër tituj të Spanjës dhe Kupën Evropiane me Barcelonën në fillim të viteve 1990. /Insajderi.com