Johnny Depp konfirmon rikthimin në Fantastic Beasts 3

Johnny Depp konfirmon rikthimin në Fantastic Beasts 3

 

Johnny Depp ka konfirmuar se do të kthehet në Fantastic Beasts 3, prodhim që pritet të fillojë në ‘mes të vitit të ardhshëm’.

Aktori tha se e dashuronte rolin e tij dhe mezi po pret që të fillojë xhirime për filmin e tretë,

Në një intervistë me Collider të martën, 55-vjeçari tha: “Mundësitë në atë botë janë të hapura, kështu që mund të provoni me të vërtetë çdo gjë. Dhe mezi po pres xhirimet e radhës.”

Pjesëmarrja e Depp në rolin e Gellert Grindelwald u minua për shkak se fansat shprehën zhgënjim ndaj yllit të Hollywood-it  pasi ky i fundit u akuzua për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja Amber Heard.

Por mesa duket regjisori David Yates vendosi që ti dorëzoj përsëri rolin aktorit.